×
  • Lajme
  • Lajme

    Uk Lushi i reagon Albin Kurtit: Ne s’ishim pa emër, mos hezito ta përmendësh e nderosh UÇK-në

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 13:21

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në profilin e tij zyrtar në ‘twitter’ ka shkruar për Betejën e Koshares, e cila ka rastisur të jetë në të njëjtën ditë kur Kosova shënon edhe Ditën e Kushtetutës.


    Megjithatë Kurti në këtë postim nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por është referuar vetëm si “gra e burra të guximshëm”.

    Kjo ka nxitur reagime të shumta.

    Pa reaguar s’ka qëndruar as aktivisti i mirënjohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-ushtari i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi, i cili është edhe autor i librit “ “Shqiptaro-amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit Adriatiku”.

    Lushi i ka thënë kryeministrit Kurti se nuk duhet hezituar për t’a përmendur e nderuar emrin e krenarisë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Aktivisti shqiptar në SHBA tutje ka thënë se të gjithë gratë dhe burrat e guximshëm kanë pasur emër dhe ai është UÇK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!