Të dielën, me depërtimin e sistemit frontal mbi vend, parashihet ndryshim i motit, me zhvillime të rrebesheve me bubullima, ndërsa temperaturat zbresin edhe në 23C e 20C. Reshjet e shiut vazhdojnë edhe të hënën paradite, njofton Prishtina Weather.
Rënia e temperaturave ditën e diel është përreth vlerave normale. Pas këtij moti me shi, java e ardhshme kryesisht karakterizohet me mot më stabil e intervale më të gjata me diell. Temperaturat gradualisht rriten në 24C e 25C të premten e ardhshme.
Ditën fundit të shtatorit, shfaqen mundësi për të reshura shiu, e ndryshueshëm duket se do të jetë moti edhe në ditët e para të tetorit, me mundësi për reshje të dobëta shiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.