×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulqini mbulohet nga bora

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 12:22

    Pas një jave me të reshura të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha, Ulqini sot paradite u përfshi nga reshjet e dëborës.


    Temperatura e mëngjesit është ulur në zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe dëborën e parë në këtë dimër. Reshjet e borës janë të rralla , prandaj moti ditën e sotme ka surprizuar banorët e këtij qytetit bregdetar .

    Kamerat amatore dhe ato të televizionit lokal të qytetit kanë vrapuar menjëherë për të fiksuar sa më parë pamjet magjepsëse.

    Pemët të zbardhura në sfondin e detit me dallgë, automjete të bardha që sfidojnë borën, pulëbardha që sikur ndjejnë se moti ka marrë bardhësi, fëmijë kureshtarë në dritaret e shtëpive dhe apartamenteve, kudo.

    Siç duket edhe nga këto pamje, fjollat e borës po bien me pak intensitet të shoqëruar me erë.

    Dëbora është një spektakël i shumëpritur në Ulqin dhe për këtë shkak njerëzit kanë nisur të postojnë menjëherë foto në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!