×
  • Lajme
  • Lajme

    Ultimatumi i Serbisë dhe Bosnjës për taksën, kështu i kundërpërgjigjet ministri Shala

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 18:28

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka reaguar pas ultimatumit të Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës që Kosova të heqë taksën deri më 1 korrik.


    Shala në një postim në Facebook, ka thënë se secili veprim që mund të merret nga Serbia e Bosnja e Hercegovina kundrejt ekonomisë së Kosovës është asgjë më shumë veç se një emërtim i praktikave që janë duke u zbatuar për 19 vjet nga këto dy shtete, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se çdo paralajmërim për masa nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do ta merr përgjigjen e njëjte edhe atë në kohë rekorde nga Qeveria e Kosovës.

    Ky është postimi i plotë:

    Secili veprim që mund të merret nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kundrejt ekonomisë së Republikës së Kosovës është asgjë më shumë veq se emërtim i praktikave që janë duke u zbatuar për 19 vjet nga këto dy shteteve.

    Çdo paralajmërim për masa nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do ta merr përgjigjen e njëjte edhe atë në kohë rekorde nga Qeveria e Kosovës.

    Kosova tashmë është shtet dhe këtë duhet ta kuptojnë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, dhe këto dy vende më nuk do duhej të tolerohen të përdorin politika të dyfishta.

    Luftimi edhe i vet qenies së Republikës së Kosovës ka ndodhur që nga pas lufta nga këto dy shtete, Kosova si shtet do ti përgjigjet secilit veprim të këtyre dy shteteve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!