×
  • Lajme
  • Lajme

    UNICEF: Afro 77 mijë doza shtesë të vaksinës anti-COVID arrijnë në Kosovë deri në maj

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 12:34

    Edhe 76,800 doza shtesë të vaksinës anti-COVID do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX, njofton Programi i UNICEF-it për Kosovën.


    Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se nuk jemi të sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt, shkruan Reporteri.net.

    “76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt!”, shkruan në postimin e UNICEF.

    Ndryshe, të dielën e 28 marsit, kanë arritur 24 mijë dozat e para të vaksinës, teksa procesi i vaksinimit ka nisur të hënën.

    I pari që u vaksinua ishte kryeministri i Republikës, Albin Kurti, për të vazhduar më pas me personelin shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

    Kujtojmë se COVAX ka premtuar 100 mijë e 800 vaksina falas për Kosovën.

    Ky është postimi i plotë i UNICEF:

    76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX.

    Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt!
    Bashkë ia dalim! #Vaksinohu

    76,800 additional doses of #COVID19 vaccines will be delivered to Kosovo through May 2021 via COVAX.

    We are not safe, until everyone is safe!
    #TogetherWeCan

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!