×
  • Lajme
  • Lajme

    UP i jep tenderin për pastrim një kompanie që shpërfill kërkesat e punëtorëve për paga më të larta

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 17:40

    Kompania e pastrimit Clean dhe Rexha, kanë fituar tenderin për pastrim të hapësirave të jashtme dhe të brendshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.


    Një ndër kriteret e kushtëzuar për fitimin e tenderit, ishte që paga për punëtorët të ishte minimum 280 euro, e të cilin nuk e ka përfillur kjo kompani.

    Kompania “Clean dhe Rexha”, si kompani fituese, ka konkurruar me paga më të vogla për punëtorët.

    Me këtë veprim, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, i ka mbyllur sytë karshi kërkesave të punëtorëve, të cilët në vazhdimësi kanë kërkuar rritje të pagave.

    Muajin e kaluar, punëtorët teknik të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, protestuan para Rektoratit të UP-së, duke kërkuar pagë minimale 350 euro.

    Ata patën thënë se po diskriminohen andaj kanë vendosur të mos kryejnë detyrat e tyre nëse nuk u plotësohen kërkesat.

    “Herën e fundit kemi pas takim dhe janë kategorizuar pagat 280 për teknik, 320 për mirëmbajtës dhe 350 për menaxhera. Ne nuk jemi pajtuar me ato paga, kështu që çdo herë me rritjen e tenderit rritet rroga rreth 30 euro,domethënë çdo 3 vite ka 30 euro, kështu që ne çdo herë do t’u qëndrojmë mbrapa kërkesave tona, të jetë paga 350 euro të paguhet stazhi i punës dhe të përmirësohen kushtet e punëtorëve”, pati thënë njëri nga protestuesit gjatë protestës.

    Të gjithë kompanitë tjera konkurruese në këtë procedurë, kanë ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!