×
  • Lajme
  • Lajme

    Urime për Ditën e Pavarësisë dërgon edhe Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, kjo është letra e tij

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 19:46
    Presidentja Vjosa Osmani takon Mbretin Charles III të Mbretërisë së Bashkuar. Fotografi nga arkivi.

    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Charles III, përmes kësaj letreje, ia ka uruar Osmanit Ditën e Pavarësisë, ku ka thënë se mezi pret që të vazhdojë miqësinë dhe partneritetin me Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të forte mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës
    Veriore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!