Sami Lushtaku i cili u rizgjodh dje kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj procesin zgjedhor të partisë e ka quajtur shembull.
“Procesi i zgjedhjeve të brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj, ka përfunduar dje, me shumë sukses. Ky proces është shembull i zgjedhjeve të brendshme, jo vetëm në nivel vendi por edhe më gjerë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Ai ka uruar të gjithë ata që kanë marrë votat Këshillin e Degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror, por edhe ata që nuk ja kanë arritur qëllimit.
“Ju uroj të gjithë delegatëve, pa dallim, si ata që janë përfshirë në Këshillin e Degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror, e poashtu edhe ata që nuk kanë marrur votat e nevojshme në këto organe, për këtë proces të mrekullueshëm zgjedhor dhe përgjegjësitë e reja të cilat i kanë fituar. Këtu kanë fituar të gjithë, ka fituar demokracia”, ka shkruar Lushtaku. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.