Kur u bën fiks 1 muaj nga dita e zgjedhjeve, Qendra për Numërim dhe Rezultate ka numëruar votat e fundit që u hodhën për garën e 6 tetorit.
Të fundit që mbetën për t’u numëruar sonte, ishin votat e shumëkontestuara nga diaspora, shkruan Reporteri.net.
E nga këto 1992 vota, VV-ja ka dalë e para me 1154 vota, ndërkaq e dyta është LDK-ja me 395 vota.
Sikur edhe rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve, edhe në këto kuti si parti e tretë doli PDK-ja me 276 vota, ndërkohë që e katërta AAK-PSD me 79 sosh.
Sidoqoftë, vlen të theksohet se ky numërim i sontëm që zgjati për gati 1 orë, ishte i fundit dhe tani pritet që KQZ-ja të certifikojë rezultatet.
Ndryshe, këto vota të fundit të diasporës u numëruan me vendim të Gjykatës Supreme, pasi KQZ dhe PZAP kishin vendosur fillimisht të mos i numëronin, me arsyetimin se kishin ardhur me vonesë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.