×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarёt ukrainas falënderojnë popullin e Kosovёs pёr ndihmat

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 15:44

    Para disa jave aktivistё tё nismёs “Youth Community Project – Prishtina” kishin dёrguar ndihma spitalit ushtarak tё Zamborxhijas, pjesa jugore e Ukrainёs.

    Ndonëse zyrtarisht Qeveria Ukrainase nuk e njeh Republikёn e Kosovёs, duket se ushtrinë ukrainase kjo nuk e ka penguar deri sa janё fotografuar pranё ndihmave me flamurin e Republikёs sё Kosovёs dhe nё faqёn zyrtarё tё spitalit kanё publikuar falenderimin pёr popullin e Kosovёs.

    “Faleminderit për përkrahjen nga populli i Kosovës! Ndihma juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne!”, thuhet në faqen zyrtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!