×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Ushtarët e FSK-së me performancë të lartë në garën “Luftëtari më i mirë” në Iowa të SHBA-së

    Reporteri
    09 Prill 2024 | 7:30

    Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) përmes një njoftimi ka treguar se pjesëtarët e saj Agron Bojku dhe Emir Ahmetaj në garën e “Luftëtari më i mirë” në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë treguar performancë të lartë duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë.

    Renditja e ushtarëve të FSK-së në këtë garë në kategorinë e ushtarëve OR3 dhe OR5 ishte e katërta përkatësisht e pesta.

    FSK me suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Iowa të SHBA-sëA ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?Pse fjalët relaksuese para gjumit ndihmojnë që të flini më mirëSi ndihmon vaji i arganit në rritjen dhe shkëlqimin e flokëveBianca Censori del pa të brendshme, vetëm në një fustan transparent gjatë një daljeje n…

    “Partneriteti me Ajova është një nga partneritet më të suksesshme që ka krijuar mundësi për t’u trajnuar e shkëmbyer përvojat së bashku, gara e “Luftëtari më i mirë” është në garë vjetore ku pjesëmarrësit sfidohen në disa disiplina ushtarake, si ato fizike e taktike dhe vlerësimi bëhet për secilën disiplinë. Ushtarakët nga FSK-ja, treguan disiplinë dhe së bashku me pjesëmarrësit tjerë shkëmbyen përvojat e tyre, falë angazhimit disiplinës dhe përkushtimit ata radhitën ndër më të mirët, në kategorinë e ushtarëve OR3 Emir Ahmetaj u rendit i katërti, ndërsa OR5 Agron Bojku në kategorinë e nënoficerëve u rendit i pesti”, thuhet në njoftim.

    Kjo garë sipas FSK-së, sfidon pjesëmarrësit në: testim fizik, kualifikimi me armë M4, gjuajtje stresuese me M4 dhe M17, navigim tokësor ditën dhe natën, detyrat e luftëtarit, poligoni me pengesa, hedhja e granatës, paraqitja para bordit, marshimi me pesha në 20 km dhe detyra tjera të luftëtarit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!