×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtria amerikane ndihmon Spitalin e Gjakovës me një CT

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 16:23

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake, i kanë dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuterike (CT) Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.


    Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një statusi në Facebook.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake, ka dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

    Bashkë me Kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur, morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni.

    ShBA-ja përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ka ndihmuar Kosovën në kohë pandemie me respiratorë, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera.Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës!Ju faleminderit, Kolonel Rose!Ju faleminderit, Major Halbur!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!