Pjesëtarë të Forcave të Armatoszura të Serbisë kanë marshuar sot në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, pa marrë leje nga Presidenca trepalëshe e Bosnje-Hercegovinës, raportoi Radio Evropa e Lirë dhe mediat boshnjake.
Zheljko Komshiq, anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës ka reaguar në Facebook duke thënë se “duhet të mësohet menjëherë se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës”.
“Presidenca e BeH nuk e bëri këtë. A e bëri Ministria e Mbrojtjes? Kjo duhet të mësohet menjëherë. Nëse nuk ishte as Ministria e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni,” tha Komshiq, i cili është përgjegjës për politikë të jashtme dhe siguri.
Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, Zukan Helez, dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Goganoviq, nuk iu përgjigjën thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për koment.
Pripadnici Vojske Republike Srbije defilovali kroz Prijedor, grad u kojem je tokom agresije na BiH ubijeno oko 3.000 Bošnjaka (video @RTRSvijesti ) pic.twitter.com/lD9q1iFIHA
— Istraga.ba (@IstragaB) July 7, 2024
Now news that same Serbian troop which today marched through Prijedor was in the Srebrenica area a day earlier. Four days ahead of the Srebrenica Genocide anniversary. This is scandalous & unacceptable. Resignations must follow. In BiH govt & @eufor too. pic.twitter.com/W5QwyDhlr1
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) July 7, 2024