×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtroi dhunë ndaj gruas, imami kosovar dëbohet nga Zvicra

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 12:58

    Një imam kosovar është dëbuar nga Zvicra. Arsyet e dëbimit, sipas gazetës “Blick” është dhuna e imamit ndaj gruas së tij dhe qëndrimet kontraverse të tij karshi ligjit zviceran.


    E.D, 37 vjeçar, kantoni i Saint Gallen nuk ia ka vazhduar atij lejen e qëndrimit atje. Kjo është vendosur nga Gjykata Federale Supreme.

    Imami dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj gruas së tij, nga ku viktima më pas është dërguar në qendër të rehabilitimit, njofton gazeta “Blick“.

    Çifti kishin ardhur në Zvicër katër vite më parë, dhe jetonin ndaras. Me agresorin, viktima kishte një fëmijë teksa në një martesë të mëhershme ajo kishte katër fëmijë të tjerë.

    Policia, sipas gazetës i ka marrë si kredibile deklaratat e viktimës. Ajo ka vërtetuar se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike, mentale dhe seksuale.

    Vendimi i Gjykatës Supreme Federale ka konstatuar tutje se imami në fjalë nuk është socializuar me ligjet dhe jetën në Zvicër.

    Zyra e migracionit e kantonit të Saint Gallen nuk rinovoi lejen e qëndrimit të kosovarit në mars 2017.

    Të gjitha instancat hodhën poshtë sfidën e tij ndaj këtij vendimi. Në gjykatën federale, burri ishte mbështetur në mbrojtjen e jetës private në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Gjykata Supreme Federale ka deklaruar se burri kishte ardhur vetëm në Zvicër në moshën 26 vjeç.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!