Nita Lumezi, vajza e ish-Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është bërë prokurore.
Ajo është renditur e teta në listën preliminare të publikuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, për kandidatët të cilët kanë kaluar provimin për prokurorë të shtetit, shkruan Reporteri.net.
Nita Lumezi nga rezultatet e publikuara shihet se ka mbledhur gjithësejt 87.2 pikë.
19 pikë ka marrë nga testi kulaifikues, 39.4 pikë ka marrë nga testi me shkrim, 28.8 pikë nga intervista.
Në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.
Kujtojmë se Aleksandër Lumezi ishte emëruar Kryeporkuror i Shtetit më 21 prill të vitit 2015 dhe kishte përfunduar mandatin më 21 prill të 2022-tës. /Reporteri.net/.