×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësja nga Suhareka që është fiksuar pas profesorit të saj: E dua

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 7:59

    Gjatë ditës së djeshme, në degën e Gjykatës Themelore në Suharekë është mbajtur një seancë gjyqësore ku është trajtuar rasti i ngacmimit nga një nxënëse për ish-profesorin e saj – rast i cili është duke u trajtuar që nga viti 2018.


    Avokati i palës së dëmtuar, Ruzhdi Gashi, ka thënë se ish-nxënësja e shqetëson ish-profesorin dhe është e fiksuar me të.

    Ai deklaron se nga ana e profesorit nuk ka pasur asnjë veprim që të nxisë këtë sjellje të studentes së tij, gjë që sipas tij është konfirmuar edhe nga ajo.

    Sipas tij deklarata e vajzës në Gjykatë ka qenë se e dashuron profesorin dhe asgjë tjetër.

    “Objekt i çështjes është ngacmim nga ana e një femre për një profesor të nderuar dhe të respektuar. I dëmtuari që e përfaqësoj unë është ngacmuar nga një femër, ish-nxënëse e tij para 5-6 vjetësh. I ka dhënë mësim dy ose tre muaj dhe ajo shkon te vendi i punës, në rrugë, në shtëpi ose kudo që është diku. I çon mesazhe në Facebook, Instagram dhe rrjete të tjera sociale. E shqetëson me pretendimin që “unë të dua” dhe asgjë tjetër”, është shprehur ai.

    Vajza nga Suhareka është dënuar një herë, por e njëjta e ka përsëritur veprën penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!