Ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka mohuar kategorikisht që ndonjë pacientë me Covid-19 të ketë vdekur nga mungesa e oksigjenit.
Ai ka pranuar se ka pasur probleme me oksigjen, por se kjo ka ndodhur pasi nuk kanë menduar se do të ketë aq shumë nevojë për oksigjen në nivel vendi.
“E kam thënë në vazhdimësi ka vështirësi dhe sfida, por nuk është rrezikuar jeta e pacientëve, asnjë ditë dhe orë të vetme pacientët nuk kanë mbetur pa oksigjen”, ka thënë Krasniqi për TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Ai kthënë se që në muajin janar kur në vende të ndryshme të botës ka shpërthyer Covid është dashur institucionet të jenë më vizionare lidhur me menaxhimin e pandemisë.
“Nuk është menduar që do të ketë nevojë për oksigjen kaq shumë në nivel të vendit, dhe s’ka pasur investime të tilla. Është dashur të jemi më vizionar ne janar, se çka po ndodh me shtetet tjera”, ka pohuar Krasniqi.
Ai ka thënë se nuk pret të ketë probleme të tilla me oksigjen sikur kishte gjatë verës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.