Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, thotë se gjatë muajit janar, mund të ketë rritje të të infektuarve me Covid-19. Edhe pse thotë se nuk mund të bëhen parashikime në këtë drejtim, ai shprehet i bindur se zbulimi i vaksinës anti-covid do të mundësojë që të menaxhohet më mirë kjo situatë.
“Mund të jetë e pritshme që të kemi prapë faza të tilla të rritjes së numrit të pacientëve por kjo do të varet shumë edhe nga fillimi i aplikimit të vaksinës në vendin tonë”, tha Krasniqi.
Ai foli edhe për masat që kanë marrë sa i përket menaxhimit me pandeminë ku përmendi shtimin e numrit të shtretërve dhe sigurimin e oksigjenit.
“Ne qysh gjatë korrikut dhe gushtit kur u ballafaquam me valën e dytë të numrit të madh të pacientëve, bëmë identifikimin e hapësirave të cilat do të mund t’i përdornim në nëntor-dhjetor dhe kështu bëmë një plan detal dhe arritëm që vetëm në QKUK të shtojmë kapacitet të shtretërve për 200 shtretër të kyçur në oksigjen qendror”, shpjegoi ai.
Krasniqi njoftoi se një shërbim që ofrohet për herë të parë në QKUK është Brahiterapia që nuk gjendet as në klinikat private në Kosovë.
Ai tha se gjatë vitit 2021 do të fillojnë edhe me shërbimet IVF./RTK
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.