×
  • Lajme
  • Lajme

    Valdete Daka: Presidentes Osmani nuk po i pëlqen që jemi kushërira

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 20:33

    Ish kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar se është kushërirë me Presidenten, Vjosa Osmani.


    Daka sot ka qenë e ftuar në emisionin ”1Kafe prej Shpisë”, ku ka theksuar se kjo gjë nuk po i pëlqen presidentes, shkruan rtv21.

    Kujtojmë që, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani katër muaj më parë e kishte shkarkuar Valdete Dakën nga detyra e kryesueses së KQZ-së.

    Në arsyetimin e Presidencës ishte bërë e ditur se Kushtetuta parasheh që Kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë një figurë e lartë gjyqësore, me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës. Po ashtu, ishte cekur se KQZ është organ kushtetues dhe i pavarur dhe se kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurohet nga gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!