×
  • Lajme
  • Lajme

    Valdete Idrizi reagon për emërimin e Adriana Hoxhiq: Ajo u angazhua kundër shqiptarëve

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 15:31
    Valdete Idrizi (FCT Mitrovica), Forum for Cities in Transition, 2011 conference, Derry-Londonderry, Northern Ireland

    Ish aktivistja e shoqërisë civile nga Mitrovica, Valdete Idrizi, që tani është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj për emërimin që Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka bërë Adriana Hoxhiqit si Ministre e Adminsitrimit të Pushtetit Lokal.


    Në një status në Facebook, Idrizi ka thënë se me emërimin e saj rrezikohet të vuloset skenari i ndarjes së Kosovës.

    Madje, Idrizi ka thënë se shqiptarët në Mitrovicë e dinë për pozicionin që tani Ministrja Hoxhiq ka mbajtur karshi shqiptarëve.

    “Është inkurajuese kur një grua merr rol si Ministre në Qeverinë e Kosovës, por emërimi i Adriana Hoxhiq si Ministre e Administrimit dhe Pushtetit Lokal pikërisht tani është një lajm shqetësues. Në kohën kur flitet për ndarjen e Mitrovicës dhe të Kosovës, me këtë vendim të Kryeministrit Ramush Haradinaj fuqizohen edhe më tutje lidhjet me Beogradin dhe rrezikohet të vuloset skenari i ndarjes. Ne në Mitrovicë, të gjithë e dimë pozicionin që Hoxhiq ka mbajtur ndaj shqiptarëve të kësaj ane dhe angazhimin e saj kundër tyre”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!