×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla e Luljeta Aliu “përplasen” në komente: “Ti je gërrnaçe”, “ma e mirë se ti jam 100 hise”

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 10:07

    Analistja Luljeta Aliu dhe analisti Valon Syla janë përplasur në rrjetin social Facebook, rreth rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.


    E gjithë “përplasja” mes tyre ka filluar pas një postimi të Aliut, ku kishte shkruar se “gratë, gërrnaçat edhe rinia i kanë fajet për këto rezultate të zgjedhjeve”.

    “Gratë, gërrnaçat edhe rinia i kanë fajet për këto rezultate të zgjedhjeve. Sa keq që nuk mundem me thanë mo se jam e re ?. Pata me ndi veten trefish fajtore si gru, plus gru gërrnaçe edhe gru e re gërrnaçe. Edhe trefish krenare”, kishte shkruar Aliu në Facebook.

    Në këtë postim të saj ka komentuar Syla, i cili ka thënë se Aliu është “gërrnaçe e natyralizuar në kosovare”.

    Këtij komenti të Sylës i është përgjigjur Aliu, e cila ka thënë se është më e mirë se ai.

    “Valon Syla prape ma e mire se ti jam 100 hise”, ka qenë komenti i Aliut.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!