×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla: Është qesharake kur kosovocentrikët e VV’së e kritikojnë Edi Ramën, duken sikur duan të pushtojnë Shqipërinë

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 23:47

    Gazetari Valon Syla kritikuar disa simpatizantë të VV-së që po dalin kundër vendimit të Edi Ramës që Shqipëria të futet në iniciativën “Open Balkan”.


    Syla ka thënë se ata duken sikur duan të pushtojnë Shqipërinë dhe ka shtuar se Kosova nuk është e aftë të prodhojë zgjidhje përfundimtare.

    “Është qesharake kur kosovocentrikët e VV’së e kritikojnë Edi Ramën në facebook. E tregojnë një tendencë sikur me dashtë me pushtu Shqipërinë… ose së paku mos me ja u leju diplomacinë Tiranës… nifar hegjemonie palidhje. Nëse Kosova është e paaftë me prodhu zgjidhje, ose vullnet për marrëveshje përfundimtare, pse na ka faj rajoni, ose çka po u deshka me u bo Edi Rama. Me u bo Kosovar?”, ka thënë ai.

    Tutje ai ka thënë se liderët politikë të Kosovës janë të aftë vetëm të mbajnë status-quon. Ai nuk e ka lënë pa i përmendur sondazhet.

    “Mos harroni ai është veç Kryeministër i Shqipërisë… Përderisa Kosova, Abdixhiku, Osmani e Kurti, po prodhojnë status-quo, të tjerit ecin në punë të veta. Sna presin. Qysh po ju dalin sondazhet?”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!