Gazetari Valon Syla ka folur rreth intervenimit të Policisë në zyret e Insajderit pas publikimit të dokumenteve për negociatat me kompaninë Pfizer për sigurimin e vaksinave.
Syla tha se e njëjta gazetë kishte publikuar më herët edhe përgjimet Pronto por asnjëherë Policia nuk ka shkuar në zyrat e Insajderit.
Ai në T7 tha se as Kadri Veseli, as Hashim Thaçi e as Qeveria Mustafa më vonë nuk ia ka dërguar drejtorit, Parim Olluri Policinë te dera gjatë kohës sa publikoheshin përgjimet Pronto.
“Insajderi si medium hulumtues e kanë pasë edhe Pronton edhe CD edhe përgjimet. Kurrë Kadri Veseli e Hashim Thaçi as Qeveria Mustafa më vonë nuk ia ka çu Parimit Policinë të dera. Proceset janë kry, Grabovcit i ka humb karriera, njerëzit kanë qenë në procese gjyqësore nuk kanë mund të hyjnë në lista zgjedhore. Kur i ka shku Insajderit dikush te dera, pse bash u dashtë Vitia edhe Albini me iu ardhë këtyre Policia te dera”, tha Syla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.