×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla tregon se kur hyri në “listën e zezë” të Vetëvendosjes

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 21:57

    Gazetari Valon Syla thotë se hyri në “listën e zezë” të Vetëvendosjes kur publikoi lajmin se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte parë në jahtin e Devollëve në Budvë.


    “Unë e kam qit jahtin me Shpend Ahmetin. Një javë ditë krejt Kosova më ka sha”, tha Syla në Pressing.

    “Një javë ditë më kanë thënë: rren, rren, rren deri kur ka dalë Shpendi me një televizion krejt tjetër edhe doli e tha se kishe e kemi pi një Coca-cola 0 e s’kemi bërë asgjë”, theksoi ai.

    “A mua që më kanë sha një javë ditë rend tu e ditë që u kanë në jaht. Krejt VV më ka linçuar edhe unë qaty jam hi në listë të zezë të VV’së”, shtoi ai.

    “Ti këtu edhe kur e thua të vërtetën këta të shajnë. Kur të gabosh pak të shajnë edhe më shumë. Këtu i sharë je gjithë. Por policinë te dera s’na e ka dërguar askush veç VV’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!