×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla vazhdon ironizimin me mërgimtarë: “UÇG” – Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 16:23

    Gazetari Valon Syla ka ironizuar me ardhjen e mërgimtarëve për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Syla tutje e ka quajtur fluksin e mërgimtarëve Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave, shkruan Reporteri.net.

    “Po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave (UÇG), me na çliru Republikën e Lirë të Kosovës.
    Brigada e Kuqe 134, Autobusi Karl Marx nga UjstBurgu.

    Brigada e Kuqe 112, Aeroplani Fridrich Engels nga HajmBurgu…… rrugës për në atdheun e kapur bërtitnin UÇG, VV…”, ka shkruar Syla në Facebook.

    Kujtojmë se për shkak të deklaratave për mërgimtarët, Syla ishte sulmuar disa javë më parë nga një mërgimtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!