×
  • Lajme
  • Lajme

    Varianti i ri i koronavirusit prezent në Kosovë, 30 mostra dërgohen për testim në Gjermani

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 23:21

    Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se deri më tani janë identifikuar vetëm tri raste të variantit të ri të COVID-19.


    Sipas Krasniqit, Kosova ende nuk i ka kapacitetet që t’i konfirmojë variantet e reja të koronavirusit, teksa bëri të ditur se deri më tash nuk kanë vërejtur ndonjë ashpërsim të gjendjes së pacientëve.

    “Deri më tash kemi dërguar në Gjermani 30 mostra, kemi 3 raste me variantin e ri, që të tre janë shëruar dhe nuk kanë pasur pasoja serioze, ndërkohë që nuk kemi konfirmim me raste të reja. Por, Kosova ende nuk ka kapacitetet e veta vetanake për t’i identifikuar këto variante”, tha ndër të tjera Krasniqi në RTV21.

    Krasniqi në Argument Plus gjithashtu tha se se rritja e numrit të rasteve ka qenë edhe e paralajmëruar nga ta pasi që javët e fundit nuk janë respektuar aspak masat.

    Ndryshe si pasojë e rritjes së rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka bërë rangimin e ri të komunave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

    Me katergorizimin e ri, në zonën e kuqe janë gjashtë komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja dhe Lipjani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!