Në varrezat e fshatit Zllatar të Prishtinës gjatë ditës së sotme është varrosur Hysnije Krasniqi e cila u vra nga burri saj Hasan Krasniqi pasditën e së hënës.
Ndaj viktimës Hysnije Krasniqi edhe para vrasjes ishte ushtruar dhunë nga ana e bashkëshortit të saj Hasan Krasniqi, i cili thuhet se ishte me probleme mendore, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se në momentin kritik, brenda banesës ka qenë edhe një fëmijë dy vjeçar i cili ka shpëtuar pa pasoja.
Gjatë ditës së sotme u varros edhe autori i krimit Hasan Krasniqi, ndërkaq në orën 16:20 në varrezat në lagjen Arbëria në Dragodan pritet të varroset edhe Remzija, gruaja e djalit të dorasit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.