×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi i del në krah gruas që denoncoi publikisht dhunën seksuale: Je trimëresha ime

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 14:40

    Gruaja e parë e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë e që foli hapur për këtë çështje, Vasfije Krasniqi-Goodman, i ka premtuar përkrahje Shyhrete Tahiri-Sylejmanit e cila sot u bë gruaja e dytë që kërkoi hapur dënim për mizoritë që i janë shkaktuar.


    Duke e quajtur trimëreshë, Krasniqi-Goodman ka kërkuar drejtësi për të gjithë.

    “Drejtësi për të gjithë. E dashur Shyhrete do ta kesh përkrahjen time dhe familjes time deri ne fund! Trimëresha ime”, tha ajo, shkruan ksp.

    Ndryshe, nëna e tre fëmijëve, Shyhrete Tahiri- Sylejmani, e cila jeton në Kanada, e shoqëruar nga përfaqësues të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, duke kërkuar që më në fund të ndahet drejtësia.

    Përmes dorëzimit publik të dosjes së Tahiri- Sylejmanit, ajo tha se synojnë të mobilizojnë edhe gratë e burrat tjerë që të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!