Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë të interesuar për të votuar sot Raportin për Verifikimin e Mandateve të deputetëve, por se prapë vota e tyre do të varet nga ajo e PDK’së dhe AAK’së, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj tha se AAK nuk do të ndahet në votim nga këto parti.
“Në princip, jemi të interesum pra me u dhanë betimi, me fillu seanca. Deri tani pengesë ka dalë se në bazë të ligjit të ri që e ka ba qeveria, që e ka ba Kurti, ai duhet me dhanë dorëheqje para dhënies së betimit ,në fakt para certifikimit të rezultati se ne bajmë shkelje të ligjit nëse e votojmë raportin për korumin dhe prezencën që është shkelje ligjore. Do ta shqyrtojë prapë me kolegët deputetë dhe partitë tjera, por Aleanca nuk do të ndahet, do të votojmë bashkë si opozitë”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai është pyetur edhe nëse ka pasur komunikim me kreun e Nismës Socialdemokrate, pasi është përfolur për mundësinë që ai të bashkëpunojë me Vetëvendosjen. Haradinaj përmendi vetëm se është përshëndetur një ditë me të, por se komunikim tjetër s’kanë pasur.
“Jo, m’ka përshëndet atje një ditë prapa, po jo s’kemi pas komunikim”, deklaroi Haradinaj para gazetarëve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.