Vazhdojnë kërkimet për trupin e 48 vjeçarit që u dyshohet se u hodh nga Ura e Fshajtë

Është duke vazhduar kërkimi për personin që u raportua se është hedhur nga Ura Fshajtë.


Policia e Kosovës për Reporteri.net ka konfirmuar se njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes për të kërkuar trupin e personit që dyshohet se është hedhur nga kjo urë.

Në fshatin Xërxë, 10 pjesëtarë të FSK-së kanë ngritur edhe një tendë afër Seperacionit  “Vëllezërit Morina”.

“Sot me date 27.01.21 rreth orës 11:30 njësiti kërkim-shpëtimit I FSK-së ka dale ne vend te ngjarjes tek Ura e Fshejt në fshatin Xerxe, 10 pjesëtar të FSK-se të specializuar ne gjetjen e trupit te zhdukur para dy dite ne lumin Drini i Bardhë. Të njëjtit kanë vendosur një tendë afër Seperacionit “ Vëllezërit Morina”, ne ketë operacion janë edhe njësiti i Hetimeve Rajonale si dhe patrulla e ekipit reagues e stacionit policor Rahovec”, ka konfirmuar Policia për Reporteri.net.