Të shtëna me armë po vazhdojnë të dëgjohen në veri të vendit.
Në një video të publikuar nga Klankosova.tv dëgjohen të shtëna të cilat dyshohet se nuk janë e një kalibri të vogël.
Se të shtënat ndaj Policisë së Kosovës po vazhdojnë e konfirmoi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ai ka thënë se kjo është arsyeja pse i kanë bërë thirrje Serbisë që të mos sponsorizojnë sulmet terroriste në veri.
“Një polic ka mbetur i vrarë sot në krye të detyrës ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, në komunën veriore të Zveçanit. Të shtënat me armë kundër policisë janë në vazhdim. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndalojë sponsorizimin e sulmeve terroriste në veri”, ka shkruar Kurti pak më parë.
Kryeministri pritet të dalë edhe në një konferencë për media pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Kurti: Të shtënat me armë ndaj Policisë së Kosovës në veri po vazhdojnë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.