×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë zjarret në male në Kosovë, prekin Shtërpcën

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 16:57

    Në këtë kohë pandemie, Kosova po përballet edhe me një problem tjetër të madh.


    Tash e sa ditë zjarrëfikësit e komunave po raportojnë për djegie masive të maleve në territorin e Kosovës.

    Njësoj edhe sot po ndodh në Komunën e Shtpërpcës.

    Në disa fotografi që ka siguruar IndeksOnline shihet një tym i madh nga zjarri i shkaktuar në male të Shtërpcës.

    Zjarret kanë qenë të përhapura këto ditë edhe në komunën e Vushtrrisë, Shtimes, Suharekës dhe Malishevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!