×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon abuzimi ekstrem me çmime: Një detergjent antibakterial i 2 eurove shitet 7 euro

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 16:54

    Virusi COVID19, tashmë i shpallur pandemi ka përfshirë botën, por edhe Kosovën, që vetëm deri dje ishte një nga dy vendet e Evropës që kishin mbetur të paprekura.


    Lajmet për rastet e para të të prekurve kanë shkaktuar panik tek qytetarët e Kosovës, të cilët kanë zbrazur marketet dhe po blejnë ushqime shtesë në rast të përhapjes së madhe.

    Situatën e krijuar po e shfrytëzojnë me të madhe edhe barnatoret të cilat kanë rritur  çmimet e produkteve mbrojtëse si dezinfektues, maska mbrojtëse dhe alkool, shkruan Reporteri.net.

    Pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, qytetarët kanë vërshuar barnatoret, të cilat tani një detergjent aktibakterial po e shesin me çmimin 7 euro, nga 2 euro sa ishte më parë. Të paktën kështu po vepron një barnatore në Kamenicë e cila ka rritur çmimin e këtij detergjenti për 5 euro.

    Rastin në adresë të Reporterit e ka denoncuar një qytetar nga kjo komunë, i cili  detergjentin bashkë me faturë e ka dërguar ne redaksinë e Reporterit, si dëshmi për abuzimin që po bëhet me çmime pas paraqitjes së rasteve të para të koronavirusit në Kosovë.

    Ankesa të tilla ka pasur edhe në shumë qytete të Kosovës.

    Ndryshe Qeveria ka paralajmëruar masa për të gjitha barnatoret që rrisin çmimet në një situatë të tillë të jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon Kosova. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!