×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon avazi i vjetër, kryeministri e ministrat mungojnë në sallën e Kuvendit

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 12:52

    Kuvendi i Kosovës, është duke mbajtur seancë plenare ku në rend ditë është formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.


    Seancën është kthyer ta drejtojë Vjosa Osmani, e cila dje kishte refuzuar ta udhëheqë seancën në të cilën u votua qeveria e bashkëpartiakut të saj.

    Në sallën  e Kuvendit, tashmë gjenden deputetët e opozitës së bashku me ata të pozitës, shkruan Reporteri.net.

    Por siç duket, edhe Qeveria e zgjedhur dje me në krye Avdullah Hotin e LDK-së, po vazhdon avazin e vjetër pasi që kryeministri dhe asnjë nga ministrat e Qeverisë, nuk janë të pranishëm në sallë.

    Lidhur me këtë pati kritika nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se qeveria e re e ka filluar mbrapsht, pasi që obligimi i secilës qeveri, që nga kryeministri e secili ministër,kur punon Kuvendi është me qenë në Kuvend.

    Ai u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës që t’ua përcjellin këtë porosi bashkëpartiakëve të tyre të cilët janë në pozita udhëheqëse të ekzekutivit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!