×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon fshesa në Polici – Pas Emin Beqirit, degradohet edhe Drejtori i Policisë Kufitare

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 18:31

    Gazeta Online “Reporteri” pak minuta më parë raportoi se Emin Beqiri është shkarkuar nga pozita e komandantit të Rajonit të Ferizajt.


    Kurse, burimet e Gazetës Express tregojnë se edhe Drejtori i departamentit të Policisë Kufitare Shaban Gruda, është degraduar nga ajo pozitë.

    Burime të besueshme thanë se përveç Beqirit dhe Grudës ka edhe zyrtarë të tjerë të degraduar.

    Beqiri është transferuar në policinë rajonale në Prizren, në një tjetër pozitë. Ndërsa për Grudën nuk janë dhënë informacione shtesë.

    Për këto ndryshime nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!