×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon kërkimi për 59 vjeçaren, e zhdukur tash e tri ditë

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 8:11

    Një grua e moshës 59-vjeçare është zhdukur që nga data 6 nëntor 2019. Familja e saj po kërkon ndihmë.


    Herën e fundit kur dëshmitarët e kanë parë atë, ka qenë ora 17:00 te përmendorja, afër varrit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

    Familja thotë se gruaja ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe prej asaj kohe nuk dinë më asgjë për të.

    “Ka të veshura një palë tuta (trenerka) ngjyrë hiri, një palë atlete sportive dhe një jelek të zi”, kanë thënë ata.

    Kushdo që e sheh gruan në foto lutet që të kontaktojë në numrin e telefonit +38344226678

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!