Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
IHK njofton se meqë në fushat barike do të ketë luhatje të herë pas hershme, priten edhe shkarkime rrufesh si pasojë e vranësirave konvektive të cilat do të jenë në zhvillim, kryesisht në stadin e parë dhe të mesëm të Troposferës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, si për bimë, po ashtu edhe për popullatën, ndërkaq do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.