Policia e Kosovës po vazhdon angazhimin e saj si institucion për respektimin e masave strikte parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.
Po bëhen dy javë që kur Qeveria e Kosovës mori një sërë masash të reja preventive dhe Policia që atëherë është në krye të detyrës që edhe nga aspekti penal t’i bindë qytetarët që t’u përmbahen këtyre masave, shkruan Reporteri.net.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar pamje nga lagjja Pejton në kryeyqytet, ku shihen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës teksa ndalojnë dy vajza të cilat nuk po bartnin maskë, masë kjo e cila është bërë e detyrueshme me urdhër të Qeverisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur 4 mijë policë janë të angazhuar në luftimin e pandemisë COVID-19.
Këto janë pamjet nga Pejtoni:
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.