Kanë kaluar një javë që nga fillimi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, dhe siç duket ky proces po shkon drejt fundit.
Gjatë ditës së djeshme në QNR janë rinumëruar 128 vendvotime, ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.
“Në ditë e tetë (e mërkurë) janë rinumëruar 128 vendvotime. Pra deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime apo rreth 69%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 438 vendvotime”, ka thënë Elezi për Telegrafin.
Enis Halimi, dje ka deklaruar se procesi i rinumërimit është duke shkuar mirë.
Halimi ka thënë se në bazë të rinumërimit të tanishëm, shpallja e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.
Ai ka përmendur edhe mundësinë e ankesave pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, duke thënë se tani më janë shterur mundësitë që të bëhen prapë ankesa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.