×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon saga e operacionit “Brezovica”

    Reporteri
    19 Gusht 2022 | 10:37

    Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se në vazhdimësi të aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës kanë vijuar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në atë zonë, transmeton “Reporteri.net”.

    Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin, shkroi Prokuroria në komunikatë për media.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!