Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot janë konfirmuar 7 raste të reja me koronavirus nga 243 testime sa janë bërë.
Vitia po ashtu ka njoftuar se sot janë shëruar 22 persona.
Kjo është dita e katërt me radhë që kur numri i të shëruarve është më i madh sesa ai i të infektuarve, shkruan Reporteri.net.
Me këtë raste të konfirmuara, numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 806, kurse i atyre të shëruarve shkon në 271.
Njoftimi i plotë:
Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19.
Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitve të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave??
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.