Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar pesë zyrtarë të Policisë, pas rastit në Lipjan ku një 27 vjeçar vdiq pas arrestimit nga Policia.
Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës online Reporteri.net.
Ndërkohë, IPK pak më parë bëri të ditur se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e tij.
Nëpërmjet një komunikate IPK njoftoi se për rastin është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit, dhe se zyrtarët policor kishin reaguar në incidentin në fjalë në rrugën “Haradin Bajrami”.
“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës lidhur me një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan . Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur”, thuhet në komunikatë.
Tutje IPK thotë se “njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”
Rasti po trajtohet si “hetim mbi vdekjen”
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Për këtë rast për gazetën online Reporteri.net ka folur edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Ai ka thënë për gazetën online Reporteri.net se janë duke u marrë hetimet e nevojshme mbi vdekjen e tij.
Sipas Gashit, situata është shumë e ndjeshme, dhe se shkaku i vdekjes do të jepet vetëm pas ekspertizave të bëra.
Kryeprokurori theksoi se s’mund të jap më shumë informacione, pasi siç tha ai “mund të sjellin pasoja të panevojshme”.
“Rasti është inicuar. Janë duke u marrë hetimet e nevojshme. Nuk mundemi me dhënë informacione për shkak se mund të paragykojë këtë situatë. Është situatë shumë e ndishme. Shkakun e vdekjes mundemi me marrë pas ekpertizave që i kemi bo të nevojshme. Hetimet po bëhen. Është angazhuar edhe IPK-ja. Të gjithë veprimet janë duke u marrë. Asnjë informatë tjetër s’mund të japim pasi situata është sensitive, pasi nuk dojmë me dhënë ndonjë informatë e cila mund të sjell pasoja të panevojshme”, tha Kryeprokurori Gashi për Reporteri.net.
Gjatë ditës për Gazetën Online Reporteri.net u deklaruan edhe nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se ai dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur ka sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.
“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” ka thënë Borovci për Reporteri.net.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se ky është një rast që hedh hije mbi besimin e qytetarëve në institucionet e sigurisë.
“Si deputete, nuk mund të hesht ndaj këtij fenomeni shqetësues të dhunës policore që po shfaqet në mënyrë të përsëritur dhe alarmante. Kërkoj nga Inspektorati Policor dhe Prokuroria të kryejnë hetim të plotë, të shpejtë dhe të pavarur, dhe pres që përgjegjësit të mbajnë llogari pa asnjë përjashtim”, ka shkruar ajo mes tjerash.
“Policia duhet të jetë garant i rendit dhe sigurisë, jo faktor frike dhe dhune. Çdo shkelje ligjore nga ana e saj është dëm i drejtpërdrejtë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shkruan Deliu-Kodra në Facebook.
Reagimi:
Me tronditje të thellë dhe shqetësim të madh kam ndjekur vdekjen tragjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu gjatë ndërhyrjes së Policisë në Lipjan. Ky është një tjetër rast që hedh hije të rëndë mbi besimin tonë në institucionet e sigurisë.
Ngushëllimet më të sinqerta i drejtohen familjes së të ndjerit, e cila po paguan çmimin më të lartë për dështimin e sistemit për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve.
Si deputete, nuk mund të hesht ndaj këtij fenomeni shqetësues të dhunës policore që po shfaqet në mënyrë të përsëritur dhe alarmante. Kërkoj nga Inspektorati Policor dhe Prokuroria të kryejnë hetim të plotë, të shpejtë dhe të pavarur, dhe pres që përgjegjësit të mbajnë llogari pa asnjë përjashtim.
Policia duhet të jetë garant i rendit dhe sigurisë, jo faktor frike dhe dhune. Çdo shkelje ligjore nga ana e saj është dëm i drejtpërdrejtë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Është e patolerueshme që këto raste të përsëriten dhe të trajtohen si “incidente” të izoluar. Kërkoj një reformë të thellë në sistemin e sigurisë, me mekanizma të fortë mbikëqyrjeje dhe trajnim profesional që garanton respektimin e të drejtave të njeriut.
/Reporteri.net/
Lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan, Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me një komunikatë për media, shkruan Reporteri.net.
Në të thuhet se IPK për rastin është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit, dhe se zyrtarët policor kishin reaguar në incidentin në fjalë në rrugën “Haradin Bajrami”.
“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës lidhur me një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan . Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur”, thuhet në komunikatë.
Tutje IPK thotë se “njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”
Rasti po trajtohet si “hetim mbi vdekjen”
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
/Reporteri.net/
Një 27-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Lipjan në rrethana të dyshimta. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se janë duke u marrë hetimet e nevojshme mbi vdekjen e tij.
Sipas Gashit, situata është shumë e ndjeshme, dhe se shkaku i vdekjes do të jepet vetëm pas ekspertizave të bëra.
Kryeprokurori për Gazetën Online Reporteri.net theksoi se s’mund të jap më shumë informacione, pasi siç tha ai “mund të sjellin pasoja të panevojshme”.
“Rasti është inicuar. Janë duke u marrë hetimet e nevojshme. Nuk mundemi me dhënë informacione për shkak se mund të paragykojë këtë situatë. Është situatë shumë e ndishme. Shkakun e vdekjes mundemi me marrë pas ekpertizave që i kemi bo të nevojshme. Hetimet po bëhen. Është angazhuar edhe IPK-ja. Të gjithë veprimet janë duke u marrë. Asnjë informatë tjetër s’mund të japim pasi situata është sensitive, pasi nuk dojmë me dhënë ndonjë informatë e cila mund të sjell pasoja të panevojshme”, tha Kryeprokurori Gashi për Reporteri.net.
Gjatë ditës për Gazetën Online Reporteri.net u deklaruan edhe nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se ai dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur ka sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.
“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” ka thënë Borovc për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Një person vdes në rrethana të dyshimta, pas arrestimit nga policia
Një person ka vdekur mbrëmë në Lipjan në rrethana të dyshimta.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se ai dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur ka sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë.
Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.
Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda.
“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, ka thënë Borovci.
Ndonëse Policia nuk ka dhënë detaje të tjera , në media është publikuar një video, që dyshohet se është gjatë arrestimit të tij nga Policia.