Një person është gjetur i vdekur dje rreth orës 14:20 në Prishtinë.
Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personi në fjalë është punëtor i Telekomit të Kosovës i moshës 54-vjeçare, dhe rasti ka ndodhur në objektin qendror të Postës në Prishtinë.
Një dëshmitar (punëtor tjetër i Telekomit) ka thënë për Reporteri.net se e ka dëgjuar një zhurmë nga zyra e tij, dhe kur ka dalë e ka parë të shtrirë punëtorin pa shenja jete.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net.
“Prishtinë 18.08.2020 – 14:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.