×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekje e dyshimtë në QKUK, policia jep detaje

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 8:48

    Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në QKUK, raporton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.


    Në njoftimin e PK-së, thuhet se mbrëmë rreth orës 22:00 viktima kosovare e cila ishte dërguar me datë 22 nëntor në gjendje të rëndë shëndetësore ka vdekur.

    Njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

    Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

    “QKUK, Prishtinë 23.11.2020 – 22:15. Viktima femër kosovare e cila (me: 22.11.2020-23:15) ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!