×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekje e dyshimtë në Suharekë, Policia jep detaje për rastin

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 21:27

    Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në Studeçan të Suharekës.


    Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se Policia është lajmëruar nga Emergjenca e Suharekës dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

    “Rreth orës 15:-05, Policia është njoftuar nga Emergjenca në Suharekë për një vdekje të dyshimtë”, ka thënë Osmanollaj për Reporteri.net.

    Ai ka thënë se me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për Obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!