×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Vdes 35-vjeçari pas një aksidenti në fshatin Krushevë

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 14:08

    Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Klinë – Gurrakoc, në fshatin Krushevë e Vogël, dhe sipas Policisë së Kosovës një 35-vjeçar ka vdekur, përcjell Reporteri.net.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 12:51 janë përfshirë një veturë dhe një kamion që bartte derivate.

    Viktima është vozitësi i veturës, ndërsa ai i kamionit ka pësuar lëndime trupore.

    “Rreth orës 12:52, Stacioni Policor rajonal në Klinë është njoftuar për një aksident në magjistralen Klinë- Gurrakoc, pikërisht në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion që bartë derivate. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, thuhet në njoftimin e Gashit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!