Të martën, më 15 tetor, një shtetas i Kosovës ka vdekur në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV).
Vdekja ka ndodhur pas një përpjekjeje për vetëvrasje që kishte bërë ai një javë më parë në burgun Mermet të Lozanës, shkruan polizeinews.ch.
Kosovari 36 vjeçar ishte gjetur i varur me një litar në një dush të burgut dhe menjëherë, nga inspektorët e burgut dhe personeli mjekësor janë ndërmarrë masat për shpëtimin e tij, transmeton albinfo.ch.
Ata i kishin bërë masazhin e zemrës dhe pastaj, në gjendje kritike siç ishte, e kishin transportuar në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV).
Kjo kishte ndodhur ditën e martë, më 8 tetor.
Në këtë spital, kosovari ka ndërruar jetë në mëngjesin e hershëm të martës, më 15 tetor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.