×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 59 vjeçari i infektuar me coronavirus nga Prizreni

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 19:10

    Një 59 vjeçar nga Prizreni i infektuar me coronavirus ka vdekur sot pasdite, duke çuar në 30 numrin e personave që vdiqën nga ky virus.


    Lajmin e ka dhënë Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    “SSot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë”.

    “I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!