Ka vdekur aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku.
Lajmi u bë i ditur nga këngëtari Shkumbin Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Pusho i qetë miku jonë i dashur z.Enver Kaçaniku aktor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, njeri me vlera të larta,njeri fisnik që do të mbetesh gjithmonë i skalitur në mendjet dhe kujtimet tona. I lumi ti baca Enver për shpirtin e bardhë që ke pas”, shkroi Kryeziu.
Kaçaniku në mesin e shumë shfaqjeve teatrale në të cilat mori pjesë, është njohur për rolin e tij në “Migjeni” dhe “Kako Umreti”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.