×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes Ali Iljazi, një prej mjekëve më të njohur në Kosovë

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 21:23

    Ali Iljazi, mjek e humanist i njohur ka vdekur sot. 

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur nga Komuna e Gjakovës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e njërit prej ikonave të qytetit të Gjakovës, mjekut të shumë familjeve gjakovare, Prim. Med. Dr. Sci. Ali Iljazi.

    Nuk ka njeri jo vetëm në Gjakovë, por edhe në qytete tjera që së paku një herë nuk ka gjetur mbështetje tek Dr. Aliu, qoftë përmes kurave të tij mjekësore, qoftë përmes fjalëve të ëmbla, që shpesh herë ishin ilaq për të sëmurin.

    Komuna e Gjakovës, shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen Iljazi, bashkëpunëtorët, miqtë e Dr. Aliut dhe të gjithë qytetarët e Gjakovës”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!